Tuesday, August 27, 2013

Dafina: Tuna has eaten m .. for my

Dafina Zeqiri nuk është e njëjta si në daljet publike ashtu edhe në ato private. Përkundrazi, kur është larg syrit të njerëzve këngëtarja nga Kosova nuk kursen as ofendimet e rënda në drejtim të kolegëve të saj, me të cilët edhe ka bashkëpunuar më parë. Kështu, në një bisedë private, e cila është bërë publike nga Besfort Hasanaj, Dafina Zeqiri rrëfehet për raportet e saj me këngëtarët e estradës, përkatësisht me Tunën. "Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë m.. për mu. Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo shumë është një femër dyfytyrëshe", ka thënë Dafina për këngëtaren nga Shkupi, shkruan Express. Më tej, në këtë regjistrim ajo thotë se ka vuajtur shumë gjatë incizimit të këngës me Tunën dhe se ka hequr të zitë e ullirit nga ajo, përderisa ka thënë se me të vetmin njeri që flet shlirë për të është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj. Dafina, që pa modesti në këto biseda e quan vetën të "famshme" thotë se ajo nuk jep më intervista për gazeta pa i jep para, edhe pse ishin këto gazeta dhe media që i jepen famë Dafinës që në fillim të karrierës së saj. "Tash nëpër gazeta nuk dal sepse ju thashë po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime është në faqe të parë", ka deklaruar Dafina Zeqiri.

No comments:

Post a Comment